COVID-19, Kina ndihmon Serbinë
Pekini nis grup ekspertësh për masat kundër virusit
Serbia ka shënuar edhe një rritje të numrit të infektuarve me 8 raste të reja duke e çuar numrin në 65 persona me COVID-19. Masat e gjendjes së jashtëzakonshme janë shtuar dhe tani çdo gjë e nevojshme është duke u dezinfektuar.
Por, Serbia i është drejtuar Kinës për të luftuar koronavirusin dhe me sa duket nga Pekini ka marrë përgjigje pozitive pasi përveç testeve tani nga miqtë aziatik, Serbisë deri në fund të javës pritet t’i arrijë një ekip ekspertësh në ndihmë kundër virusit.
“Më shumë se 300 milionë kinezë kanë parë konferencën e jashtëzakonshme tuajën dhe nevojën për ndihmë”, thotë ambasadorja e Kinës në Serbi.
“Ju falenderoj shumë dhe përshëndetjet më të përzëmërta. Pa ju në Evropë, ne presim vëllezërit tanë kinezë dhe nuk e fshehim që nuk mund të përballemi vetëm”, shprehet Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Tashmë janë regjistruar nëpër pallate ata që janë në moshën mbi 65 vjeç që të mos dalin. Serbët presin që një valë e shtrirjes të ndodh në ditët dhe javët e ardhshme. Është e vështirë thonë të dihet sa vërtetë është shtrirë virusi.
“Vështirë se mund të thuhet numri i saktë. Nëse bëhet fjalë që 1 në 5 persona kërkon vizitë në spital atëherë mund të konkludojmë që numri është po aq më i madh”, deklaron drejtoresha e Institutit për Sëmundjet Infektive.
Policia serbe ka arrestuar disa persona që kanë shitur maska në tregun e zi. Qytetarët i janë përmbajtur më shumë masave. Por, qeveria megjithatë mund t’i ashpërsojë ato dhe pritet që në mbrëmje të diskutohet edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 26 Prillit.
Tv Klan