Covid-19 në një fasoneri në Krujë
Preken 3 punonjëse, rritet shqetësimi tek qytetarët
Të pamposhtur ishin në luftën me armë krutanët, deri sa Covid-19 ju la në duar vetëm maskat e dorezat. 11 rastet e konfirmuara me virus në zonën e Krujës kanë rritur frikën, por edhe masat.
Prej të premtes tregu i vetëm i fruta perimeve është mbyllur. Nëpër rrugë dhe institucione vijon dezinfektimi. Policia monitoron qarkullimin e makinave.
Të paktë janë qytetarët që lëvizin nëpër marketet e lagjes për të mbyllur blerjet. Jo të gjithë duken të shqetësuar për situatën.
“Këtu takohen njerëzit shume së është qytet i vogël”.
Rreziku ndjehet më pranë pasi 3 gra, punëtore në një fasoneri, rezultuan pozitive me Codiv-19.
“Fasoneria për prodhimin e këpucëve është mbyllur, por në të punonin rreth 300 gra të zonës së Krujës, duke e rritur me shumë frikën për përhapjen e virusit pas 3 rasteve me Covid-19”.
Pas shfaqjes së shenjave të para një nga punonjëset i ishte drejtuar fillimisht në Spitalin e qytetit. Drejtoresha Yllka Kukalaj, na tregon sesi po trajtohen rastet me Covid-19 duke qenë se spitali funksionon edhe për shërbime të tjera.
Në Krujë ka nisur mbylla e 13 fasonerive me rreth 300 të punësuar secila.
Tv Klan