Covid-19, Rama mesazh nga Surreli


Covid-19, Rama mesazh nga Surreli

16:05 13/03/2020

Paralajmëron ndëshkim për abuzuesit me çmimet

Nga shtëpia e tij në Surrel, ku është vetëizoluar njësoj si thuajse 2 milionë qytetarë këto ditë, Kryeministri Rama paralajmëroi sanksione për abuzuesit me çmimet e ushqimeve dhe barnave.

Për të qenë më i qartë në mesazhin e tij, Rama zbuloi edhe se detaje nga përditshmëria e tij në shtëpi, që nga komunikimi online me vartësit e deri te marrëdhënia me familjarët.

Kryeministri u shfaq mirënjohës për shqiptarët që po respektojnë masat e diktuara nga qeveria këto ditë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit Covid-19 që ka shënuar dhe viktimën e parë në vend.

Ndërsa për drejtuesit e automjeteve që gjatë kësaj fundjave vazhdojnë qarkullimin pa një autorizim, Kryeministri specifikoi edhe një herë ndëshkimin nga policia.

Tv Klan






Të ngjashme