Covid-19, ulet numri i thirrjeve drejt 127
Brataj: Në kryeqytet 50 të skeduar gjatë 24 orëve si të dyshuar
Rënia e numrit të të infektuarve në vend ka sjellë ulje të numrit të thirrjeve në urgjencën kombëtare. Që nga mesi i muajit mars kur regjistroheshin 9 mijë thirrje gjatë 24 orëve, tashmë në numrin 127 regjistrohen rreth 3 mijë telefonata.
“8-15 mars merrnim 9 mijë thirrje për 24 orë, Tirana mban numrin më të lartë”, thotë shefi i Urgjencës Kombëtarë Skënder Brataj.
Edhe pse Tirana nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19, sërish në kryeqytet ka të dyshuar me shenja të koronavirus. Janë afro 50 skeda në urgjencë të personave të dyshuar me covid 19.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, para afro një muaji rezultoi pozitiv me Covid-19, por tashmë pas dy testeve të kryera ai ka mundur të dalë negativ për koronavirus.
Tv Klan