COVID bën të paparashikueshëm sezonin


COVID bën të paparashikueshëm sezonin

06:50 12/09/2020

Kampionët francez e nisin me humbje vitin e ri

Pushimet e stërzgjatura nuk i kanë bërë aspak mirë PSG. Kampionët në fuqi të Francës kanë debutuar me humbje në sezonin e ri të League 1, duke treguar limitet e saj si në lojë ashtu edhe në performancë. Të ndikuar edhe nga mungesa e 7 titullarë si pasojë e infektimit me COVID-19, PSG nuk arriti të bëj më shumë përballë Lens duke u dorëzuar me shifrat 1-0. Një situatë aspak e mirë kjo për kampionët e Francës, por edhe për futbollin në përgjithësi.

Edhe protokolli flet kundër tyre! Çdo skuadër duhet të ketë 14 futbollistë për tu paraqitur në një ndeshje dhe PSG  aktualisht i ka mundësitë. Megjithatë, mungesat e yjeve si Neymar, Mbappe, Marquinhos, Navas, Paredes, Di Maria dhe Icardi ndihen së tepërmi, pasi pavarësisht se është një skuadër tejet e kompletuar, talentet e rinj nuk vlejnë. Në këtë mënyrë humb shkëlqimin në fushë, duke rrezikuar jo pak imazhin e nënkampionëve të Evropës dhe aq më shumë mundësinë për tituj këtë sezon.

Kjo duket se ka shkaktuar kaos në skuadër dhe kjo u vu re edhe në takimin e zhvilluar të enjten mbrëma, ku portieri jo me shumë eksperiencë, Bulka gaboi në golin që vendosi fatet e sfidës. Me këtë situatë mund të përballen edhe klube të tjerë të mëdhenj, si Juventus apo Bayern Munich. Infektimi i disa prej lojtarëve titullarë me virusin e ri do të shtonte dhimbjet e kokës për trajnerët dhe njëkohësisht do të ulte rendimentin e skuadrës në fushën e blertë. E thënë ndryshe: Covid-19 po vijon të ndikojë fort edhe në sezonin që sapo ka nisur! Deri kur? Kjo mbetet të shihet!

Klan Plus






Të ngjashme