COVID i merr jetën ish-deputetit të PS, Marko Bellos
Marko Bello, ish-deputet i Partisë Socialiste është ndarë sot nga jeta për shkak të COVID. Bello me një karrierë të gjatë në politikë dhe diplomaci nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin.
Bello ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtim të specializuar për virusin.
Karriera e Marko Bellos
Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013. Ai gjithashtu ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Në vitet 1997-2000, Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zëvendës ministër i Mbrojtjes./tvklan.al