Covid mbyll institucionet në Lushnje dhe Vlorë


Covid mbyll institucionet në Lushnje dhe Vlorë

12:07 18/08/2020

Pezullohet puna në gjykata, maternitete dhe sigurimet shoqërore

Rreziku nga përhapja e koronavirusit ka pezulluar punën në disa institucione në vend.

Ditën e sotme i është vënë dryni Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Lushnjes pasi nje punonjëse rezultoi pozitive ndaj covid.

Një ditë më parë puna u ndërpre edhe në maternitetin e këtij qyteti, pasi një mjek gjinekolog dhe një infermiere rezultuan të infektuar me COVID-19, teksa i gjithë stafi i këtij spitali i është nënshtruar analizës së tamponit.

Edhe Gjykata e Apelit dhe drejtoria e AKU në Vlorë dje e kanë ndërprerë punën për shkak të rasteve të konfirmuar me Covid -19.

Tv Klan






Të ngjashme