Covid prek të burgosurit
5 të dënuar nga Bënça zhvendosën në Shën Koll
5 persona të cilët vuajnë dënimin në burgun e Bënçës në Tepelenë kanë rezultuar me Covid-19. Ata janë zhvendosur në burgun e Shën Kollit ku tashmë ky institucion është kthyer në Spital për të burgosurit e infektuar.
Të gjithë punonjësit po i nënshtrohen tamponit. Në këtë burg janë 109 të burgosur të cilët vuajë dënimin. Në herët situata alarmante është paraqitur edhe në burgun 313, por edhe në burgjet e tjera të vendit.
Që prej shfaqjes së pandemisë, takimet e të burgosurve me familjarët janë pakësuar si masë parandaluese.
Klan Plus