Covid shkakton pasoja edhe me temperaturë të lehtë
Nga gjurmimi, mësues dhe edukatorë të infektuar, më pak nxënës
Covid po kalohet me shenja të lehta klinike, por pasojat vijojnë të mbeten të rënda. Mjekja Bruna Shiroka thotë se tashmë brenda një familje ka 2 ose 3 të infektuar.
“Që nga adultët edhe adoleshentë të prekur, dhe pastaj grupmosha mesatare janë rastet më të shumta që vëmë re në përgjithësi. Në vlerësimin e komplikacioneve madhore nuk është se shohim ndonjë ndryshim sinifikativ, ku temperatura ka qenë një temperaturë e një forme të lehtë. Por, pasojat e kësaj gjendjeje mund të kenë qenë shumë herë më të rënda, siç është pneumonia”, tha mjekja.
Me hapjen e shkollave ka edhe adoleshentë të prekur, por më shumë janë mësues dhe edukatorë.
“Ajo që kemi vënë më së shumti vlerësimin qoftë për evidentimin por edhe gjurmimin epidemiologjik, janë kategoritë e mësueseve, edukatorëve te çerdheve dhe kopshteve”, tha mjekja.
Vetëm në zonën e qendrës shëndetësore nr 3, numërohen 400 banorë të prekur me Covid-19, mes tyre vetëm 62 janë aktivë.
Tv Klan