“CrashDetech” , aplikacioni që ju shpëton jetën në rast aksidentesh


“CrashDetech” , aplikacioni që ju shpëton jetën në rast aksidentesh

22:16 11/08/2016

Numri i aksidenteve rrugore ka qenë gjithnjë e në rritje kohët e fundit, dhe fatkeqësisht shumë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e mungesës apo vonesës së ndihmës së shpejtë.

Për të minimizuar këtë problematikë, një kompani e Afrikës së Jugut ka hartuar një sistem që ajo beson se mund të ndihmojë në reduktimin e vdekjeve nga aksidentet rrugore.

“CrashDetech” është një aplikacion për smartfonënt, i projektuar nga Jaco Gerrits nga Johannesburg.

app 222

Aplikacioni operon teksa një përdorues është duke ngarë makinën dhe aktivizohet në momentin e përplasjes. Ky aplikacion më pas dërgon një sinjal alarmi në qendrën spitalore më të afërt.

“CrashDetech” gjithashtu dërgon të dhënat personale mjekësore, të tilla si alergjitë dhe llojin e gjakut, në mënyrë që t’u mundësojë mjekëve të marrin medikamentet e nevojshme për të ofruar një trajtim më të efektshëm.

Qëllimi i këtij aplikacioni është për të reduktuar kohën e pritjes dhe për të shpëtuar jetë njerëzore./tvklan.al





Të ngjashme