Cristiano Ronaldo pranë rinovimit me Real Madrid


Cristiano Ronaldo pranë rinovimit me Real Madrid

12:46 13/10/2016

Cristiano Ronaldo është shumë pranë rinovimit me Real Madrid. Sipas televizionit spanjoll Cuatro, portugezi do ta zgjasë qëndrimin e tij te madrilenët deri në 2021.

Ronaldo do të përfitojë 23 milionë euro në sezon. Sipas këtij televizoni, gjithçka pritet të zyrtarizohet në javët e ardhshme.

Kontrata aktuale e Cristiano Ronaldos përfundon në 2018. Sulmuesi është një pikë refererimi te Real Madrid, ku ka fituar tetë trofe, mes tyre edhe dy herë Champions League.

Ai siguroi Topin e Artë dy herë me këtë fanellë. Ronaldo mbërriti te Real nga Manchester United në vitin 2009 duke vendosur në atë kohë rekordin për trasnferimin e tij 94 milionë euro.

Tv Klan






Të ngjashme