Cristiano Ronaldo vendos të largohet nga Real Madrid


Cristiano Ronaldo vendos të largohet nga Real Madrid

10:49 16/06/2017

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Rali i Madridit.

 “Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja”.

Kështu është hapur faqja e parë e gazetës sportive portugeze “A Bola”.

 Sipas kësaj gazete, Ronaldo i ka komunikuar këtë vendim Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Vendimi i Ronaldos për t’u larguar nga “galaktikët” vjen dy ditë pasi Prokuroria spanjolle nisi një hetim ndaj tij për evazion fiskal, duke e akuzuar se ka shmangur 14 milionë Euro taksa.

 Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se lajmi për largimin e Ronaldos ka habitur klubin madrilen dhe zyrtarët tashmë janë në bisedime me futbollistin portugez duke u përpjekur që ta bindin për të rikonsideruar vendimin e tij.

Gjatë bisedës, Ronaldo u shprehu drejtuesve zemërimin për hetimin që kanë nisur prokurorët ndaj tij.

Para disa ditësh, Cristiano Ronaldo mori disa oferta stratosferike nga klube që kërkojnë shërbimet e tij. Manchester United dhe PSG kanë ofruar 180 milionë Euro për portugezin.

/tvklan.al

 





Të ngjashme