Çuçi prezanton 5 variantet e ndarjes territoriale


Çuçi prezanton 5 variantet e ndarjes territoriale

13:03 16/05/2014 cuciMinistri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi  prezantoi në Kuvend pesë variantet e ndarjes së re administrative-territoriale, mbi të cilat komisioni i reformës përkatëse do të duhet të vendosë për projektin final brenda javës së ardhshme.

Prezantimi i 5 varianteve u bë në prani të anëtarëve të komisionit të reformës territoriale, kryeministrit Rama, kreut të kuvendit, përfaqësuesve të partive politike të majta, përfaqësuesve  të trupit diplomatik, si dhe grupeve të biznesit.

Në të pesë variantet e prezantuara nga ministri Çuçi, ndarja e re administrative do të ketë një numër shumë më të vogël të njësive të qeverisjes vendore nga 385 që ka aktualisht.

Sipas variantit të parë vendi do të jetë i ndarë në 30 njësi të qeverisjes vendore. Variant i dytë përcakton 39 njësi të qeverisjes vendore. Në varinatin e tretë harta ndahet në 47 njësi të qeverisjes vendore, i katërti përcakton  57 njësi dhe varianti i pestë bazohet në  63 njësi të qeverisjes vendore.

Pavarësisht tkurrjes së ndjeshme të numrit të njësive vendore në pesë variantet e propozuara, qeveria sipas ministrit ka menduar edhe për shërbimin e qytetarëve në komunat që do të preken nga ndryshimet.  Zonat e vetme që nuk do të ndryshojnë në hartën e re janë vetëm komunat me minoritet etnik.

Komentin e tij për projektin e reformës administrative kryeministri Rama, ndonëse ishte i pranishëm gjatë prezantimit të 5 varianteve preferoi ta bëntë nga rrjeti social Facebook, ku e cilësoi “Hap i ri drejt një reforme radikale të vendit”.

Ndërsa bashkëkryetari i komisionit të reformës administrative, Bashkim Fino ripërsëriti thirrjen në adresë të opozitës që t’i bashkohet kësaj reforme.

Pas prezantimit të pesë varianteve, komiisoni i reformës administrative do të duhet të vendosë brenda javës që vjen për variantin final dhe pas miratimit të hartës së re përgjatë dy muajve do të ketë konsulta të gjera deri në miratimin e ligjit të ri që është parashikuar të kalojë për votim në Kuvend në muajin korrik.

Tv Klan





Të ngjashme