Çudia në Korçë
Kurioziteti kësaj here vjen nga Korça.
Një video e pazakontë që po bën xhiron e rrjeteve sociale, tregon një prift ortodoks i cili bekon një lokal bastesh sportive në këtë qytet.
Të pranishmit në këtë ambient duket se e mirëpresin veprimin e funksionarit të kishës duke e aprovuar me qirinj të ndezur. Askund më shumë se në lojërat e fatit nuk hynë më shumë në punë fati, ndaj dhe njeriu i kishës ka zgjedhur të spërkasë me ujin e bekuar lojtarët që kishin plotësuar skedinat dhe ishin në pritje të rezultateve të aktiviteteve sportive.
Ndërsa gjithnjë feja dhe përfaqësuesit e saj bëjnë thirrje që të gjithë, kryesisht të rinjtë, të qëndrojnë larg veseve dhe më së shumti lojërave të fatit, në këtë rast ndodh krejt e kundërta, prifti zgjedh ta bekojë këtë aktivitet.
Rasti i fundit kur një prift bekoi një objekt, ishte ai i At Nikolla Markut në Elbasan, i cili bekoi tunelin e ri të rrugës që lidh Tiranën me Elbasanin.
Klan Plus