Çuditë e merkatos së Superligës
“Kam ardhur me dëshirën e profesor Starovës dhe ai ka besim tek unë, dhe unë do ia shpërblej duke dhënë maksimumin tim”.
Ky ishte zotimi i Blerim Kotobellit pak muaj më parë por mesa duket mbrojtësi nuk e ka bindur trajnerin dhe duket se është drejt largimit megjithëse nën kontratë. Të paktën klubi kërkon ta largojë për t’i bërë vend Vangjel Zguros që vjen nga shtetet e bashkuara. Mësohet se Kotobelli nuk ka pranuar zgjidhjen e kontratës me marrëveshje madje as të largohet në formë huazimi. I është propozuar Luftëtari dhe Vllaznia por 25-vjeçari, po reziston. Më 8 Janar të kuqtë do të udhëtojnë drejt Antalias për fazën përgatitore ku do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore. Vetëm atëherë do të mësohet se cilët do të jenë lojtarët që do të vazhdojnë për pjesën e mbatur të sezonit.
Në një situatë në dukje absurde gjendët portieri i Kamzës Argent Halilaj. Vlonjati e ka mësuar nga mediat se klubi ka marrë një tjetër portier. 35-vjeçari pret një takim të trajnerit Ramadan Ndreu më presidentin Qarri për të mësuar të ardhmen e tij. gjithsesi edhe Halilaj është bërë gati të udhëtojë me skuadrën në fazë përgatitore jashtë vendit.
Në Shkodër raportohet se Vllaznia ka bërë blerjen e parë. Xhvahir Sukaj rikthehet me fanellën e skuadrës ku u formua si futbollist pas 6 vitesh. I kushtëzuar edhe nga dëmtimet, në pjesën e parë të sezonit tek partizani shkodrani nuk pati sukses.
Tv Klan