16:05 11/03/2014Në kuadër të Javës Globale të Parasë, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave shfaqi pjesën teatrore "Çufo dhe Tipi, një aventurë me verdhushka".Për t`iu përshtatur sa më shumë botës së fëmijëve, Banka e Shqipërisë ka zgjedhur të ndjekë një përqasje të efektshme për edukimin financiar përmes argëtimit.I pranishëm, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh se edukimi financiar është i domosdoshëm, në një kohë krize të tejzgjatur botërore.Guvernatori Fullani dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të bankave, nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi për edukimin e të rinjve në fushën e ekonomisë, financës dhe bankës.