Daçiç: Amerika e gatshme ta mbështesë Serbinë për dialogun me Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se administrata amerikane është e gatshme ta mbështesë Serbinë në gjetjen e një kompromisi për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Daçiç ka shtuar se situata e tanishme në mes të dy vendeve është goxha më ndryshe nga ajo që kishte ndodhur më pare, e sipas tij, këto janë përshtypjet edhe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Ivica Daçiç është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Washington, shkruan Tanjug./Klan Kosova