Daçiç: Lirimi i Haradinajt, ofendim për viktimat serbe


Daçiç: Lirimi i Haradinajt, ofendim për viktimat serbe

10:10 04/05/2017

Në Serbi ende s’janë pajtuar me vendimin e Gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt dhe mosekstradimin e tij në Serbi.

I fundit që ka folur për Haradinajn, është ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç.

Ai në një intervistë të mërkurën mbrëma pohoi se lirimi i tij është ofendues për viktimat serbe të luftës.

“Ashiqare që ky nuk ishte një vendim i rëndomtë. Askush s’pyeste nëse Haradinaj kishte kryer krime, por u krijua një pyetje artificiale nëse duhet, apo nuk duhet të ekstradohet në Serbi. Ky është mosprespekt për viktimat serbe, por ja ku jemi tani dhe s’po flasim veç për të kaluarën, por edhe për kërcënimin e paqes dhe stabilitetit në rajon tani”, ka thënë Daçiç./ Klan Kosova






Të ngjashme