Daçiç: Nuk e kemi thënë asnjëherë që do ta njohim Kosovën
Ivica Daçiç gjatë një interviste në RTS ka deklaruar se në Prishtinë mendojnë që kompromisi është Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të fitojnë edhe diçka tjetër përmes kësaj.
Ai sugjeroi se kjo nuk është e mundur dhe se është ende e paqartë se kur mund pritet një marrëveshje kornizë në bazë të së cilës do të vareshin marrëdhëniet e së ardhmes.
Ministri i jashtëm i shteti serb e porositi shtetin e tij që të jenë realistë dhe ta shikojnë perspektivën në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të mos jetojnë vetëm me mite.
Duke u pyetur për ndarjen e Kosovës, Daçiç tha se ky ishte mendimi i tij që para dhjetë vjetësh. Ai theksoi se të gjithë ata që e kundërshtojnë zgjidhjen, besojnë se zgjidhja më e mirë është pavarësia e Kosovës.
“Vetëm i verbëri nuk e sheh tentativën e krijimit të Shqipërisë së Madhe
”, deklaroi ai, duke shtuar se askush nga Beogradi nuk e ka përmendur asnjëherë se do a njohë një Kosovë të pavarur dhe se do të bëhet anëtarë e OKB-së.
“Ne po e vazhdojmë luftën për tërheqjen e njohjeve dhe presim që ai proces të vazhdojë. Ne ditë e natë jemi duke punuar në të. Po luftojmë për popullin tonë. Nëse dikush ka një zgjidhje kompromisi ndryshe, le të urdhërojë”,
përfundoi Daçiç./Klan Kosova