Dadoja i dhuron mëlçinë vogëlushes që ishte duke vdekur
Talia Rosko ishte vetëm 2-muajshe kur u diagnostikua me një sëmundje të rëndë që i preku mëlçinë.
Mjekët në Jackson, New Jersey, i thanë prindërve të saj George dhe Farra, se nëse vajza e tyre nuk do kryente transplant mëlçie, do vdiste pa mbushur 2 vjeç. 7 muaj më vonë, pavarësisht luftës së tyre të dhimbshme për të gjetur një dhurues, familja punësoi Kiersten Miles, një studente kolegji 21-vjeçare, për t’u kujdesur për vogëlushen e tyre. Ata nuk e dinin se ajo do kishte qenë shpëtimtarja e tyre. Pasi Kiersten u kujdes për 3 javë për Talian dhe 2 fëmijët e tjerë të çiftit, ajo u tha atyre se donte të provonte nëse gjaku i saj përputhej me të vogëlushes. Testi që bëri zbuloi se ajo mund të ishte një dhuruese e mundshme. Në fillim të muajit, mjekët kryen me sukses transplantin e një pjese të mëlçisë së Kierstenit për 1-vjeçaren. Kiersten, e cila është duke marrë veten nga operacioni, ka vendosur t’ia kushtojë energjinë dhe vëmendjen e saj rritjes së ndërgjegjësimit për dhurimin e organeve./ tvklan.al