Daily Love Story-Kritika dhe thumba, vajzat komentojnë takimet e Saimirit


Daily Love Story-Kritika dhe thumba, vajzat komentojnë takimet e Saimirit

18:18 16/12/2020

Puntata e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta, teksa garës për të rrëmbyer zemrën e Saimirit i’u shtuan edhe tre konkurrente të reja, teksa u larguan tre të tjera.

Drita dhe Kejda ishin dy të eliminuarat që nuk morën trëndafil nga 33-vjeçari, ndërkohë që Albana u tërhoq pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe të motrës, Albanës.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Xhesi ka komentuar dy takimet e javës, atë të Saimirit me Enxhëllin dhe me Silvanën.

“Sa i përket takimit të Enxhëllit, jam dakord me atë që tha opinionisti Roberti. Nuk më ngjalli shumë emocione, por gjithsesi nëse e kanë ndjerë ata të dy, mirë për to.

Takimi i Silvanës më pëlqeu realisht, mu duk i ndjerë, pati kimi. Më erdhi keq që u largua Albana sepse ishim lidhur me të si vajza por ishte një veprim i drejtë dhe dinjitoz nga ana e saj.

Vivien ka folur për takimet e Saimirit me Enxhëllin dhe Silvanën, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

“Takimi me Enxhëllin ishte pak i stisur sepse ajo vendosi që të largohej dhe për këtë arsye Saimiri shkoi ta takonte. Unë po të isha në vend të Saimirit do bëja të njëjtën gjë.

Për takimin me Silvanën, ishte më në fund një takim. Ishte një takim i vërtetë. Kishte momente romantike, kishte momente që ata kishin folur. Kanë kaluar kohë goxha bashkë.

Flavia ka komentuar dy takimet e javës, teksa për Enxhëllin ka thënë se ishte një takim i manipuluar nga ana e saj.

“I manipuluar nga ana e saj. Gjithë ai takim për diçka që ajo e kishte mirëmenduar . Takimi i Silvanës ishte shumë i bukur dhe jam kënaqur shumë duke e parë faktikisht.

Dukej qartë që aty kishte tërheqje si fizike dhe emocionale. Fundja puthja nuk ndalohet, është diçka që të vjen natyrshëm”, është shprehur Flavia.

Kejsi ka komentuar debatin që u krijua pas takimit të Enxhëllit, Suelës dhe Arjanës.

Ajo ka thënë se vajzat kanë pasur rezerva dhe inate të pashprehura me njëra-tjetrën, gjë që i ka çuar në një situatë tensioni.

“Më duket se vajzat kanë pasur shumë rezerva më njëra-tjetrën dhe kanë gjetur momentin specifik për të shpërthyer, gjë që mendoj se nuk është pritur mirë as nga publiku dhe as nga vajzat e tjera.

Gjërat që unë do të doja t’u thoja të gjitha vajzave është thjesht mbrojtja e integritetit të tyre. Domethënë nëse kanë inate me njëra-tjetrën të pashprehura, thjesht të ruajnë një llojë integriteti që kanë me njëra-tjetrën, mos të arrijnë në ofendime apo gjëra të tepërta.

Klea, një nga vajzat e eliminuara ka komentuar takimet e javës, teksa ka dhënë opinionet e saj edhe për debatet mes vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Klea është shprehur se vajzat thanë disa fjalë që nuk duheshin thënë.

“Mu bë shumë qejfi që më në fund ndodhën pak debate dhe polemika. Vajzat tashmë nuk duhet të tregojnë vetëm atë anën e mirë të tyre por duhte të tregojnë edhe atë anën e errët. Suela, Arjana dhe Enxhëlli janë afruar shumë me njëra-tjetrën dhe duket sikur i kanë harruar kamerat dhe po flasin për gjërat që ndodhën.






Të ngjashme