Daja: Kualifikimi mbetet i hapur
Kualifikimi mbetet ende i mundshëm për Skënderbeun, për të synuar deri fazën e grupeve të Europa League. Mlada Boleslav e fitoi takimin e parë me rezultatin 2 – 1, por turi i ardhshëm është play off duket i arritshëm. Trajneri Ilir Daja edhe pse pranon humbjen e përqëndrimit mendon se goli i shënuar në fushë kundërshtare i mban ende në garë.
“Arritëm të shënojmë dhe humbëm përqëndrimin. Nuk është diçka e mirë për ne, duke parë edhe eksperiencën që kemi. Shënimi i golit në fushën kundërshtare na jep shans për të bërë një tjetër paraqitje në ndeshjen e kthimit. Mendoj qe kemi shanset tona dhe të dy ekipet kanë të njëjtat shanse për kualifikim”
, shprehet Daja.
Mediat çeke shkruajnë se në minutat e fundit skuadra vendase e pati, të vështirë por shpëtoi me golin e shpejtë në Janos. Trajnerin Mladas, Dusan Uhrin do të kënaqej edhe me një fitore 1 – 0, por pranoi se do të luftojnë edhe në takimin e kthimit në Shqipëri.
“Janë dy ndeshje dhe është më mirë të fitosh 1 – 0 se 2 – 1, por ne do të shkojmë në Shqipëri për të shënuar.
Skënderbeu deri më tani ka kaluar dy kundërshtarë Sant Julia dhe Kairat Almati”,
thotë Dusan Uhrin, trajneri i i Mlada Boleslav. TV KLAN