Dako i dorëzon stafetën Valbona Sakos
Konstituohet këshilli i ri bashkiak i Durrësit
Vangjush Dako ka lënë edhe zyrtarisht detyrën pas 3 mandatesh në bashkinë e Durrësit. Ai i dorëzoi personalisht Valbona Sakos shiritin e kryebashkiakes.
Ajo nuk i kurseu vlerësimit për kryebashkiakun në ikje, duke thënë se ndihej e emocionuar, por edhe e vlerësuar që këtë detyrë e merr nga Dako.
“Ta respektojmë siç i ka hije një kryetari që punoi 12 vite për qytetin tonë”.
Valbona Sako bëhet kështu e para femër që do të drejtojë këtë qytet.
Sakaq u konstituua edhe Këshilli Bashkiak i Durrësit. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe eksponentë të tjerë socialistë.
Tv Klan