Dalin në ankand syzet me diamante e smeraldë
Dy palë syze të rralla me diamante dhe smeraldë, që i përkasin aristokracisë indiane do të shiten në një ankand në Londër këtë muaj. Sipas shtëpisë së ankandeve, Sotheby’s, syzet janë prodhuar rreth viteve 1890 dhe janë pjesë e thesarit të një dinastie princërish.
Çmimi i tyre do të nisë nga 2-3.4 milionë dollarë secila. Ndonëse është e paqartë se kujt i përkisnin mendohet se mund të kenë qenë të dinastisë Mughal, që drejtoi subkontinentin në shekujt XVI-XVII dhe njiheshin për arritjet e larta artistike dhe arkitekturore.
Sipas Sotheby’s, një diamant dhe një smerald janë inkorporuar brenda xhamave ndërsa pastërtia dhe cilësia e gurëve të çmuar është e jashtëzakonshme.
Lentet prej diamanti janë prodhuar nga një gur i vetëm, që mendohet ta ketë origjinën nga miniera e Golconda në Indinë jugore, ndërsa smeraldet janë nga Kolumbia.
Syzet e veçanta janë përdorur për ndriçim shpirtëror, pasi diamantet besohet se kanë fuqi të iluminojnë, ndërsa smeraldet largojnë të keqen dhe kanë veti shëruese./tvklan.al