Dalin në shitje rrobat e Timberlake


Dalin në shitje rrobat e Timberlake

04:35 11/02/2018

Qindra fansa janë mbledhur mbrëmjen e kaluar në SOHO, Nju Jork për të blerë rrobat e këngëtarit Justin Timberlake. Ata kanë përzgjedhur kryesisht atlete dhe aksesorë të ndryshëm me çmime shumë të shtrenjta.

Kishte dhe njerëz që shpenzuan deri në rreth 2000 dollarë për të blerë atlete Air Jordan, të këngëtarit Justin Timberlake. 

Shitja e sendeve personale të këngëtarit është cilësuar si një metodë marketingu që I tërheq fansat për të blerë produkte të rralla, me çmime të shtrenjta.

Timberlake nëpërmjet shitjes së rrobave të tij po promovon albumin më të fundit që ka nxjerrë në treg, të titulluar “Man on the Woods”.

Klan Plus






Të ngjashme