Dalina Buzi rrëfen ndryshimin e planit: Fatmirësisht më pengoi diçka…
E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte producentja e “Anabel Hostel”, Dalina Buzi.
Prej tre vitesh, ajo ka marrë një nismë shumë të bukur, siç është realizimi i serialve online që kanë rezultuar shumë të suksesshme. Në fillimi të muajit Mars u publikua në kanalin e Youtube, seriali i Hostel By Anabel 3, që quhet “Si n’jetë”.
Buzi tregon se ai nuk ka një strukturë specifike, por ndryshon brenda programit.
Dalina Buzi: Është konceptuar nga vetë emri Hostel, ku njerëzit hyjnë dhe dalin dhe rrinë pak dhe ai brenda nuk ka një strukturë specifike, siç mund ta ketë programi jot, por ai ndryshon brenda programit. Dhe unë në këtë rast i jap vetes të drejtë të eksperimentoj, të provoj gjëra të reja, sepse në fund të ditës është marka ime.
Producentja u shpreh se ajo fillimisht kishte menduar për diçka tjetër më të madhe, një serial shumë i shtrenjtë, por që fatmirësisht sipas saj nuk nisën xhirimet sepse kjo periudhë e tanishme do i kishte pezulluar.
Dalina Buzi: Vjet ne ishim këtu për të folur për serialin “Love Like Tirana” i cili pati shumë sukses dhe duke qenë se kishte shumë sukses, edhe unë u angazhova shumë, jam pak perfeksioniste në punë, që ta bëj akoma më mirë. Kështu që gjatë gjithë Gushit, Shtatorit, Tetorit, unë jam mbyllur në zyrë dhe kam shkruar serialin, por pastaj e pashë që ishte e vështirë, po bëhej gati film, transmetimi ishte për televizion, ishte diçka më e madhe. Në ato momente kur unë do filloja të merresha me të, filloi tërmeti i parë. Pastaj një ndjesi më pengonte dhe unë i kisha angazhuar të gjithë, kisha gjetur dhe aktorët e rinj, kisha shkuar deri në Prishtinë të gjej aktorët që ishin gati kryesorë. Më pengoi diçka dhe falë Zotit që më pengoi se unë do ta kisha xhiruar atë gjënë, do ta kisha lënë datën e transmetimit, se unë jam pak supersticioze më datat. Tani do kishte ndodhur kjo kriza, unë nuk do kisha mbledhur as të ardhurat për të paguar, se ai është një serial shumë i shtrenjtë dhe është dyfishi i gjërave që unë bëj të tjera, ka një kosto shumë të madhe. Thashë nuk jam gati ta bëj këtë gjë, por sponsorat duan, vajzat duan, atëherë vazhdojmë rubrikën tjetër të udhëtimeve, rubrikën tjetër që ka qenë shumë popullore, që udhëtonim nëpër Shqipëri./tvklan.al