Dalipi: Starovën riktheu harmoninë te Partizani
Te Partizani duket se është rikthyer qetësia pas suksesit në fushën e Kukësit. Të kuqtë duan të përfitojnë nga momenti i mirë për të mundur edhe Skënderbeun të hënën në Tiranë.
Klevis Dalipi, zv/trajner i Partizanit:
“Ekipi është më harmonik me ardhjen e Starovës dhe besoj se me Skënderbeun do të japim maksimumin për të arritur rezultat”.
Në stol do të jetë Klevis Dalipi, ndihmësi i Sulejman Starovës që është i pezulluar nga Komisioni i Disiplinës. Formacioni pritet të mos ndryshojë shumë nga ajo e javës së kaluar. Sfida e fazës së parë Korçë përfundoi me fitoren 2 – 0 të Skënderbeut.
Korçarët janë 13 pikë larg të kuqve dhe kryesojnë renditje. Ekipi i Ilir Dajës vjen në parballjen e javës së 12 pas suksesit me Dinamo Kiev në Europa League.
Tv Klan