Dalja e Britanisë nga BE


Dalja e Britanisë nga BE

16:07 12/06/2016

Dalja nga Bashkimi Europian mund të dërgojë Britaninë një një tunel të masave shtrënguese. Ky është alarmi i lëshuar nga kryeministri David Kameron, pak ditë para referendumit, i cili provon që të sulmojë frontin “pro” daljes nga Unioni, që aktualisht shikohet favorit në sondazhe.

Në dy intervista për shtypin britanik dhe një për BBC, kryeministri britanik preku temat më të brishta për anglezët, atë të shërbimit shëndetësor kombëtar dhe çështjen e pensioneve.

“Brexit do të krijojë një vrimë të zezë mes 20 dhe 40 miliardë sterlina në financat tona dhe kështu ministrat tanë do tu duhet që të rishikojnë reformën e pensioneve”, paralajmëron Kameron në “Sunday Telegraph” duke kërcënuar për masa të reja shtrëngese.

“Nëse do të votoni për t’u larguar, shumë nga projektet tona do të anulohen. Do duhet që të bisedojmë një traktat me BE dhe mund të duhen 10 vite për këtë, por këto do të jenë 10 vite të humbura për Mbretërinë e Bashkuar. Nëse do të votoni për të qëndruar do të keni një vend më të qëndrueshëm dhe të sigurtë për jetën tuaj”, shprehet Kameron.

Ai i siguroi britaniket se me qendrimin në BE, vendi do të ketë të ardhurat e mjaftueshme për të mbajtur në një nivel benefitet për pensionistët. Referendumi do të mbahet me 23 Qershor.

Tv Klan






Të ngjashme