Dalja e Britanisë nga BE, largohet Cameron
David Cameron njoftoi se do të japë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, pasi Britania e Madhe votoi për të dalë nga Bashkimi Europian.
Duke folur pas rezultateve të referendumit të mbajtur ditën e enjte, ai tha se vullneti i popullit britanik duhet të respektohet dhe se ishte “një tregues që duhet zbatuar”.
Cameron u shpreh se në vendin e tij duhet të vijë një lider i ri, në fillim të konferencës së Partisë Konservatore, që mbahet në muajin Tetor.
“E dua këtë vend dhe ndihem i nderuar që i kam shërbyer”.
Deklaratat, Kryeministrit britanik i bëri jashtë “Downing Street”, pas publikimit të rezultateve përfundimtare të referedumit.
Cameron ishte shprehur kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, duke paralajmëruar se kjo do të kishte pasoja për ekonominë dhe sigurinë e vendit. /tvklan.al