Dallgët 7 – 8 ballë, pezullohet lundrimi i trageteve


Dallgët 7 – 8 ballë, pezullohet lundrimi i trageteve

11:40 17/03/2018

Nga moti i keq dhe me erë të fortë është pezulluar lundrimi detar në Vlorë. Një traget prej ditës së djeshme qëndron në radë, duke mos u ankoruar dot për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë nga 7 deri në 8 ballë.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka urdhëruar të gjitha mjetet e tjera lundruese dhe ato të peshkimit të mos dalin në det për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi, gjatë ditës së shtunë, nuk do të kryejë itenerarin e zakonshëm, ndërsa pritet vetëm gjatë ditës së diel të rifillojë lundrimin. Për shkak të erës së fortë, probleme ka patur dhe në qytet, me rrëzimin e palmave dhe dëmtimin e një automjeti.

Kurse në portin e Durrësit është pezulluar lundrimi vetëm për anijet e peshkimit.

/abcnews.al






Të ngjashme