Dan Everts dhe seminari “Paqja dhe Siguria në Europën Juglindore” ( 15 Tetor 1999)


Dan Everts dhe seminari “Paqja dhe Siguria në Europën Juglindore” ( 15 Tetor 1999)

10:56 15/10/1999

Kosova dhe Pakti i Stabilitetit për Rajonin kanë qënë sot në qendër të punimeve të seminarit “Paqja dhe Siguria në Europën Juglindore”. Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Dan Everts, Kryeministri Thaçi, Komandanti i Trupës Mbrojtëse të Kosovës Agim Çeku kanë parashtruar situatën aktuale atje si dhe mënyrat për arritjen e stabilitetit dhe rindërtimit të Kosovës.

Shpresoj tha Everts që zgjedhjet do mbahen vitin që vjen. Por ndërsa nuk ka përcaktuar një datë të afërt Everts tha e mbijetesa, konsolidimi i institucioneve dhe vetëpërmbajtja, duhet të karakterizojnë shqiptarët e Kosovës në këto momente. Sipas Everts, OSBE-ja duhet të dalë me dy dokumenta kryesore një për krimet e luftës dhe një raport për atë që ndodhi Qershor-Shtator ku janë kryer krime nga të dy palët.

Kosova ka nënvizuar Everts nuk duhet menaxhuar si protektorat por si ndarje përgjegjësie. Agim Çeku, komandant i trupës mbrojtëse të Kosovës, konceptin e sigurisë atje e ka lidhur pandashmërisht me konceptin e NATO-s. Trupat e mbrojtjes nuk do të kenë një rol politik, tha Çeku, por janë në funksion të administratës civile. Synimi jonë vijoi ai është të jemi një forcë e pranueshme nga të gjitha etnitë që sigurisht do të jenë të përfshira në trupat e mbrojtjes.

Koordinatori i Paktit të Stabilitetit Bodo Homba ka bërë një analizë të emplementimit të paktit deri në momentet aktuale. Për kriza të tilla si në rajonin ballkanik tha Homba do të kërkohen zgjidhje afatgjata .Zgjidhja e Kosovës, vijoi ai duhet parë në kuadrin e zgjidhjes rajonale nëpërmjet komponentëve politike dhe ushtarake. Sipas koordinatorit Homba Europa Juuglindore duhet parë si një e tërë ku pakti i staibilitetit është katalizatori i paqes. Ky është një bashkëpunim në rajon përfundoi ai që i ka kapërcyer lidhjet e tendencave bilaterale më gjërë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme