“Dance With Me”/ Bora & Albani kurorëzohen mbretërit e natës
Mbretërit e natës së sotme në spektaklin e kërcimit “Dance With Me” janë Bora dhe Albani.
Kjo ishte padyshim një nga mbrëmjet më të veçanta të këtij superproduksioni, jo vetëm për interpretimet e shkëlqyera nga artistët në skenë, por edhe nga look -u i veçantë që secili prej tyre kishte zgjedhur.
Duke qenë se kjo e hënë përkonte me festën e Halloween, të gjithë konkurentët kishin vendosur të vinin të maskuar. Që në nisje të spektaklit ata sfiluan të veshur si personazhe të ndryshme, që karakterizon këtë festë.
Një mbrëmje e mbushur me surpriza ku vlen për t’u veçuar maskimi i Robert Aliaj, i cili këtë mbrëmje erdhi nën petkun e “Robertës”, një personazh kundër Aliaj dhe ideve të tij. “Roberta” vendosi që këtë herë të mos kishte asgjë të ngjashme me personazhin që zëvendësonte.
“Dance With Me” rikthehet sërish të hënën e ardhshme, si gjithnjë në orën 20:15, vetëm në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”45″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]