Dani Alves rekordmeni i trofeve
Me fitoren e kampionatit nga PSG, braziliani Dani Alves shndërrohet në futbollistin me më shumë trofe në historinë e futbollit.
Që prej 2001 Në karrierën e tij thuajse 20-vjeçare si futbollist ai ka grumbulluar plot 39 trofe. Rayan Gigs dhe Zlatan Ibrahimoviç janë pas tij me nga 36 trofe. Asnjë lojtar nuk ka më shumë arritje në europë dhe botë me disa klube si dhe me kombëtaren braziliane.
Alves ka triumfuar në Champions, Serie A, Coppa America si dhe në kupën UEFA. Ka fituar edhe botërorin me kombëtaren e 20-vjeçarëve, por i mungon ajo e botërorit të madh. Një ditë më parë ai fitoi trofeun e tretë në Francë si dhe pritet të ketë sukses edhe në kupë.
Gjithashtu këtë vit Braziliani është një prej 3 skuadrave të mëdha favorite të botërorit të Rusi.
Dani Alves mund të krijojë kështu një rekord ndoshta të pathyeshëm duke u kthyer në legjendë.
Tv Klan