Daniel Craig i jep fund rolit si “James Bond”, refuzon 88 milionë euro €
Daniel Craig ka refuzuar lutjet e fansave të tij për të luajtur në dy filmat e ardhshëm “James Bond”. Ai është shprehur se tashmë e presin detyrime të tjera. 48-vjeçari i ka dhënë “fund” aktrimit si James Bond. Daniel Craig është shfaqur në filmat e tij të famshëm si një patriot i vërtetë, lloji i vrasësit të trajnuar mirë dhe shumë i rrezikshëm.
Filmat e tij, me skena të nxehta si mashkulli perfekt për femrat, i fortë, me armët të cilat i mban nëpër duar si një profesionit i vërtetë, kanë përfunduar. Por ajo që është më e rëndësishme, Daniel Craig ka refuzuar ofertën prej 68 milinonë sterlinash (88 milionë euro) për të interpretuar rolin. Sipas mediave britanike, aktori prej kohësh i kishte informuar producentët se kapitulli i katërt i sagës 007 do të ishte lamtumira e tij, por produksioni shpresonte të arrinte një marrëveshje financiaare me të. Shumë mendojnë se Tom Hiddleston, i njohur për rolin e rij në filmat ‘Thor’ dhe ‘Avengers’ mund të jetë James Bond i ardhshëm. Mes të tjerëve përmendet edhe emri i londinezit Daniel Lewis./tvklan.al