Danimarka dhe Polonia mbyllin kufijtë


Danimarka dhe Polonia mbyllin kufijtë

23:10 13/03/2020

Danimarka dhe Polonia kanë vendosur të mbyllin kufijtë për të gjithë shtetasit nga vendet evropiane. Kjo masë drastike është një përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit COVID-19.

Në Danimarkë ka arritur në 800 numri i personave të infektuar. Ndërsa në Poloni ky numër është 68.

Edhe shtete të tjera në Europë, si Çekia, Sllovakia dhe Ukraina kanë mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj. Ndërsa vende të tjera evropiane, mes të cilave edhe vendi ynë, ka ndaluar udhëtimet drejt vendeve të tilla si Italia dhe Spanja, të cilat konsiderohen “vatra të nxehta”.

Megjithatë, Gjermania dhe Franca nuk kanë vendosur që të mbyllin kufijtë. Presidenti francez Emmanuel Macron tha një ditë më parë se “koronavisuri nuk ka pasaportë”, e për këtë arsye nuk mund të mbyllë kufijtë.

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 250 persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në mbi 1200. /tvklan.al






Të ngjashme