Darka “shqiptare” e falenderimeve


Darka “shqiptare” e falenderimeve

22:54 23/11/2016 https://youtu.be/5Fnv7Vb1cvg

Një traditë amerikane, tashmë “Darka e Falënderimeve” festohet edhe në Shqipëri. Ambasadori amerikan Donald Lu së bashku me personalitete shqiptare dhe amerikane në vendin tonë, si dhe fëmijët e fshatit SOS, mbrëmjen së mërkurës ishin pjesë e “Darkës së Falënderimeve” të organizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Bujar Nishani, President i Republikës:

Dua të nënvizoj se kjo mbrëmje na ka mbledhur jo vetëm për të shprehur falënderimet, por edhe për t’ju nderuar ju miqve tanë . Ky është një shembull o miqësisë së kahershme mes dy vendeve.

Nishani tha se dy vendet i lidh një miqësi e ngushtë për këtë solli si shembull urimin që Presidenti Obama i ka përcjellë Kreut të Shtetit me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë.

Mikpritjen e popullit shqiptar ambasadori amerikan Donald Lu e theksoi si një vlerë të veçantë, të cilën ai e kishte ndjerë dhe prekur nga afër./TV KLAN






Të ngjashme