DASH publikon raportin për klimën e investimeve
Departamenti i Shtetit Amerikan, DASH, ka publikuar raportin për klimën e investimeve. Për Shqipërinë thekson se sistemi ligjor duket se nuk bën diskriminim ndaj investitorëve të huaj.
Ligji për Investimet e Huaja përshkruan mbrojtje specifike për investitorët e huaj. DASH thotë se investitorët e huaj përmendin si problem kryesor korrupsionin apo dhe klimën e të bërit biznes.
“Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikë specifike”.
Sipas DASH, sektorët e energjisë, turizmi apo dhe teknologjia e komunikimit të informacionit paraqesin perspektivat më të mira për investimet e huaja direkte në Shqipëri.
Tv Klan