DASH publikon raportin për klimën e investimeve
Në raportin për
Shqipërinë për “Klimën e Investimeve2019” Departamenti Amerikan i Shtetit përmend korrupsionin si shkakun kryesorbllokues të përmirësimit të klimës së biznesit. Raporti shpreh si shqetësimkryesor transparencën dhe përcaktimin e fituesit në procedurat e prokurimitpublik.“Shumica e investitorëve raportojnë presione
nga nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësime për praktikakorruptive gjatë operimit të tyre në Shqipëri. Raportimet për korrupsionqeveritar në prokurime janë të zakonshme.”Ekspertet e ekonomisë
i sugjerojnë qeverise qe te fokusohen kryesisht tek mirëmenaxhimi i fondevepublikeDepartamenti
Amerikan i Shtetit shprehet se investitorët e huaj sërish ndeshen me problemenë sistemin e drejtësisë, edhe pse kjo shtyllë është në procesin e reformimit.“Implementimi i reformës së drejtësisë është
në zhvillim, duke përfshirë Vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve për pasuritë pajustifikuara. Ndërsa një numër i lartë magjistratësh janë përjashtuar ngasistemi për pasuri të pajustifikuar dhe lidhje me krimin, investitorët e huajperceptojnë klimën e investimeve problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet njëvend i vështirë për të bërë biznes.”Ekspertët e
ekonomisë thonë se raporti duhet të lexohet mirë nga qeveria, pasi është i pariqë klikohet nga investitorët përpara se të vijnë në vendin tonë. Selami Xhepakonstaton se problematikat e paraqitura gjenden edhe te publikimet e bankësBotërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.Teksa thotë se Shqipëria perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor, raporti i DASH po ashtu nënvizon faktin se ne vendin tone ligjet ndryshojnë shpesh dhe pa u konsultuar me grupet e biznesit, ndërsa një sfidë ende për t’u zgjidhur mbetet çështja e pronave.
Tv Klan