“Dashuri me shikim të parë”, 71-vjeçari martohet me 114-vjeçaren


“Dashuri me shikim të parë”, 71-vjeçari martohet me 114-vjeçaren

12:10 11/10/2016

Thënia e vjetër thotë: “Nuk është kurrë vonë për të gjetur dashurinë”.

Këtë e vërteton një çift i moshuar kinez të cilët kanë vendosur të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre në moshën 71 dhe 114-vjeçare.

PAY-AsiaWire_OldBride_04

Burri, i identifikuar me mbiemrin Zheng, tha se ishte dashuri me shikim të parë, kur ai takoi nusen e tij të moshuar, Zhang Shuyinf,114 vjeç, rreth një vit më parë.

Por Zheng thotë gjithashtu se iu desh plot një vit për ta bindur personin e zemrës të bëhej gruaja e tij.

Ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin kur Zheng u zhvendos në një shtëpi të moshuarish në Bachu County të Kinës.

Zheng, i cili ishte me aftësi të kufizuara pas një aksidenti me tren të ndodhur 50 vite më parë, tha se Zhang ishte ndër të parat që u kujdes dhe i qëndroi pranë.

Por Zhang ishte skeptike për të filluar një marrëdhënie me burrin i cili ishte 43 vjet më i ri se ajo, duke thënë se nuk donte të përfshihej në një marrëdhënie në moshë të madhe.

cifti 2

Por me kalimin e kohës kjo gjë u zbeh dhe ata vendosën të martoheshin në shtëpinë e të moshuarve mes dhjetëra banorëve të tjerë dhe kujdestarëve.

Pas dasmës së tyre, Zheng tha:

"Jam i pashkolluar dhe i varfër. Një aksident me tren më theu të dyja këmbët kur isha 20 vjeç, kështu që kurrë nuk kam menduar se mund të jetoja një ditë kaq i lumtur.”

Me Zhang-un në jetën e tij, Zheng ndihet i përmbushur, pasi gjithmonë i kishte munguar një partnere që do t’i qëndronte përkrah edhe në ditët e vështira.

Ai premtoi se do të përkujdesej për nusen e tij sa të kishte frymë./tvklan.al





Të ngjashme