“Dashuria është sekreti i bukurisë pa moshë”
Mund të jesh një seks simbol edhe pas të 50-ave, ilaçi është dashuria dhe të ndjerit e lumtur. Është ky sekreti i bukurisë që nuk njeh moshë për Pamela Anderson.
Ish-ylli i Baywatch rrëfen historinë e dashurisë që po kalon me futbollistin francez Adil Rami, 18 vjet më i ri se aktorja 51-vjeçare. Pamela thotë se jeta që po bën në Marsejë, është mrekullueshme, e shëndetshme dhe e thjeshtë.
“Ai nuk flet mirë anglisht, unë nuk flas mirë frengjisht, por kuptohemi me gjuhën e trupit”
, shpjegon ylli i kinemasë.
Diferenca e madhe në moshë me futbollistin francez nuk është absolutisht një pengesë, madje siç thotë Pamela, ai herë pas herë i kërkon patentën për të konfirmuar nëse ajo është 51 vjeç.
Pamela Anderson ka qenë tre herë e martuar dhe ka dy fëmijë. Ndërsa për marrëdhënien me themeluesin e Wikileaks, Julian Asannge, ajo sqaron se ka vetëm miqësi.
Tv Klan