Dashuria për kafshët varet nga ADN
Kujdesi dhe përkushtimi ndaj kafshëve është i gdhendur në AND. Në këtë proces është e përfshirë ositoksina, ose siç njihet ndryshe hormoni i dashurisë. Kjo është arsyeja pse jo të gjithë i duam kafshët njësoj.
Sipas Universiteteve britanike që kanë kryer studimet, tek njerëzit që tregojnë një vëmendje më të lartë ndaj specieve të tjera vihet re një variacion në genin që prodhon neurotransmetuesin ositoksinë, që zakonisht lidhet me marrëdhëniet e forta si nënë-fëmijë apo edhe ato në çift.
Pas studimeve mbi 161 vullnetarëve student, rezultoi se ata që kishin ndjeshmëri më të lartë ndaj kafshëve kishin një version mjaft specifik të genit të ositoksinës.
Gjithashtu nga statistikat del në pah se janë femrat ato që kishin një sjellje më pozitive ndaj kafshëve dhe nevojave të tyre.
Klan Plus