Dashuria që nisi në serialin “Hakmarrje” dhe u kurorëzua me martesë


Dashuria që nisi në serialin “Hakmarrje” dhe u kurorëzua me martesë

11:45 30/07/2017

Dy prej aktorëve të dashur të serialit “Hakmarrje” Engin Hepileri (Hakan) dhe Beyza Şekerci (Dixhle), dashurinë e tyre që nisi në serial e kurorëzuan me martesë.

Në dasmën me 300 të ftuar morën pjesë shumë aktorë të njohur, përfshirë edhe Beren Saat, e cila u përfol shumë për veshjen e saj.

Në një prononcim për median para kurorëzimit, Hepileri tha “

të bashkosh jetën me një grua kaq të bukur është një ndjenjë e papërshkrueshme. Po kaloj ditën më të bukur të jetës. Tani e tutje ska më “unë, ti”, por “ne”

."

Surpriza e natës erdhi nga bashkëshorti këngëtar i Beren Saatit (Jamurit) Kenan Dogulu, i cili mori mikrofonin dhe nisi të këndojë për çiftin e ri.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe çiftet e njohur të aktorëve Bergüzar Korel - Halit Ergenç (Sulejmani i Madhërishëm), Ceyda Düvenci (Denizi e Maral) - Bülent Şakrak, Neslişah Alkoçlar - Engin Altan Duzyatan (Ertugruli)./tvklan.al

[ngg_images source="galleries" container_ids="359" display_type="photocrati-nextgen_basic_imagebrowser" ajax_pagination="1" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"] 





Të ngjashme