“Dashuria s’mjafton”, filmi i ndërthurur mes aksionit dhe dramës (Video)


“Dashuria s’mjafton”, filmi i ndërthurur mes aksionit dhe dramës (Video)

19:33 17/12/2018

“Dashura s’mjafton”, është ndër filmat e fundit shqiptar që është shfaqur në kinematë e Tiranës dhe ç’është e vërteta është pëlqyer nga publiku.

Një film i xhiruar në vende të ndryshme të botës përgjatë 2 viteve, në Itali, Francë, Zvicër, Maqedoni, Turqi, por rëndësia më e madhe i është dhënë Shqipërisë për ta promovuar akoma më shumë.

Regjisori dhe njëkohësisht aktori protagonist në këtë film Drilon Hoxha, dhe kasti i aktorëve Ajsi Xhaxhaj, Ardian Ramushi, Klark Morinaj, Dashnor Asllani ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për realizimin e filmit dhe tematikën që trajton.

https://youtu.be/RE-LTjtbGcg?t=6s

“Skenari i këtij filmi është testuar shumë, nuk është se gjetëm një skenar dhe hajt të bëjm film. Gjetëm gjërat që pak a shumë po ndodhin në Shqipëri. Unë jam tek gjërat komerciale, sot në vendin tonë ndodhin shumë ngjarje të cilat unë jam përpjekur ti sjell artistikisht. Kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që kanë parë filmin, nuk kanë dalë bosh nga kinematë,

tha Hoxha.

“Në film ne nuk jemi mjaftuar vetëm me marrëdhënien time me të Drilonit. Kemi përfshirë edhe marrëdhënie të tjera shoqërore, por sërish dashuria s’mjafton, pasi futet në mes paraja, interesat apo konkurenca për të qenë i pari. Përsa i përket pjesës time në film, unë jam protagonistja në film nga femrat, kam rolin e të dashurës së Drilonit, një vajzë e thjeshtë. Jam e sigurt që ky rol përfaqëson 70% të femrave shqiptare të cilat presin të dashurin problematik që të dalë nga qelia dhe për të nisur një jetesë të mirë”,

tha Xhaxhaj.

/tvklan.al

 






Të ngjashme