Dashurinë e “merr në dorë” inteligjenca artificiale


Dashurinë e “merr në dorë” inteligjenca artificiale

13:00 08/12/2020

Shtete të ndryshme po vujnë plakjen e popullsisë. E tillë është edhe Japonia. Por qeveritarët atje kanë marrë një vendim që të rrisin nivelin e lindshmërisë duke financuar disa skema të inteligjencës artificiale që do të ndihmojë njerëzit të gjejnë personin e zemrës.

Nga viti i ardhshëm qeveritë lokale do të  financojnë nisjen e projekteve ku inteligjenca artificiale do të bëjë çiftëzojë njerëzit.

Ky vendim vjen pasi numri i fëmijëve të lindur në Japoni u ul ndjeshëm vitin e kaluar. Japonia është një prej popujve me moshën më të vjetër dhe ka nivelin më të ulët të fertilitetit.

Përdorimi i teknologjisë AI është përpjekja më e fundit e japonezëve. 2 miliardë Yen, që i bie afërsisht 19 milionë Dollarë pritet të financohen vitin e ardhshëm. Popullsia e Japonisë pritet që të bjerë nga 128 milionë në 53 milionë në fund të shekullit./tvklan.al






Të ngjashme