Dasmorët i përshëndesin për herë të fundit…


Dasmorët i përshëndesin për herë të fundit…

12:04 05/11/2018

Një çift i sapo martuar gjeti tragjikisht vdekjen pak orë pas ceremonisë martesore, pasi helikopteri në të cilin ndodheshin u përplas në një kodër në Teksas.

Will Byler dhe Bailee Ackerman, të dy studentë në Sam Houston State University, në Huntsville, gjetën vdekjen sëbashku me pilotin orët e para të së dielës.

Vetëm 90 minuta përpara aksidentit, të ftuarit i kishin përshëndetur dhe i kishin parë të largoheshin me helikopterin e familjes, pas dasmës së tyre përrallore.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, mbetet e paqartë nëse çifti u largua me helikopter për të shkuar diku, apo thjeshtë po bënin një tur nëpër zonë. Shkaku i rrëzimit të helikopterit nuk dihet ende. Për ngjarjen e rëndë autoritet kanë nisur hetimet.

/tvklan.al






Të ngjashme