De Biasi: Anglia nuk refuzohet
Gianni De Biasit po i pëlqen idea të jetë trajneri i ardhshëm i Anglisë. 60-vjeçari i cili është nën kontratë me Shqipërinë edhe për kualifikueset e Kupës së Botës 2018 pranoi këtë në një intervistë eskluzive për britaniken “The Sun”.
“
Jam i nderuar që emri im lidhet me përfaqësuesen e Anglisë. Të punosh si trajner i kësaj përfaqësuese është një mundësi e madhe që nuk mund të refuzohet”
– citohet De Biasi nga gazeta e njohur.
Megjithatë kandidati kryesor për të zënë vendin e lënë bosh nga Roy Hodgson, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit në fazën e 1/8 të Euro 2016, është Sam Allardyce.
Sipas “The Sun” ai i mori leje Sunderland të diskutojë me Federatën Angleze të Futbollit.
Tv Klan