De Biasi: Do luftojmë deri në fund! FSHF ka një lajm të mirë për tifozët
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas humbjes me Zvicrën. Para se seancës tekniku italian, Gianni De Biasit, ka bërë bashkë me lojtarët një analizë për përballjen e parë të humbur.
“Kjo skuadër, ka ende shumë për të dhënë dhe do të luftojë deri në fund, për të treguar vlerat e saj. Sigurisht kemi humbur një betejë por do të vazhdojmë të mos dorëzohemi , duke treguar vlerat tona”, ka thënë Gianni De Biasit.
Djemtë e Kombëtares, një pjesë kanë zhvilluar vrapim rreth fushës nën drejtimin e përgatitësit atletik. Ndërkohë, që futbollistët e tjerë, kanë zhvilluar ushtrime taktike, me topin.
Nga ana tjetër, FSHF ka dhënë një lajm të mirë për gjithë tifozët. Organi më i lartë i futbollit në Shqipëri, njofton se ka bileta të lira për dy ndeshjet që do zhvillojë kombëtarja, ndaj Francës dhe Rumanisë.
“
Ju bëjmë gjithashtu me dije se bëhet fjalë për sasi të vogla dhe për arsye organizative, këshillohen te gjithë të interesuarit të kontaktojnë sa me shpejt për të patur mundësinë e organizimit të të gjitha detajeve përfshire mundësitë e pagesës, tërheqjen e biletës, etj. Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e interesuar të jenë të pranishëm ne eventet e ardhshme te Kombëtares ne Euro 2016, të kontaktojnë në adresat e mëposhtme te email it:[email protected]; [email protected]; [email protected] ose në numrat e tel: +33 787753285 dhe +355665001301
”, theksohet një njoftimin e FSHF-së. /tvklan.al