De Biasi drejt Anglisë? Tekniku: Kontrata ime e parashikon largimin


De Biasi drejt Anglisë? Tekniku: Kontrata ime e parashikon largimin

14:00 28/06/2016

Gianni De Biasi po pushon në Itali, pas përvojës në Euro 2016 me Shqipërinë. Paraqitja e kuqezinjve u vlerësua, edhe pse nuk arritën të kalonin me sukses grupin. Trajneri i Shqipërisë u kontaktua nga drejtuesit e Radio

Anch’ Io Sport

në Radio Rai, të cilët e pyetën nëse është i gatshëm të shkojë tek Anglia, pas dorëheqjes së Roy Hogdson.

Gianni De Biasi, trajner i Kombëtares:

 Është mundësia, nuk e di sa është i vlefshëm një diskutim i tillë, unë uroj. Në kontratë është pikë që më lejon të largohem, pasi është një nga hapësirat e kësaj marrëveshje. Kjo më jep mundësinë të iki, nuk ekzistojnë pengesa, edhe pse mund të lindin probleme për shkak të lidhjeve, që të detyrojnë të bësh zgjedhje me shumë vështirësi.

Pas mbërritjes në Tiranë, Gianni De Biasi pranoi publikisht se do të qëndrojë për të vijuar mrekullinë me Kombëtaren edhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Ai është nën kontratë deri në fund të fushatës eliminatore të botërorit.

Ndërkohë, faqja e specializuar

Calciomercato.it

shkruan se në drejtim të trajnerit ka patur oferta nga Rumania dhe Ukraina, madje edhe Turqia e ka vlerësuar mundësinë t’i besojë stolin.

Tv Klan






Të ngjashme