De Biasi: Duka do dijë të zgjedhë trajnerin
Tiranë – Pak ditë pasi ka njoftuar dorëheqjen nga kombëtarja shqiptare, Gianni De Biasi, pranon se nuk ka asnjë ofertë për momentin. Sa për pasuesin e tij në pankinën kuqezi, italiani është i bindur se presidenti Duka do të bëjë zgjedhjen më të mirë.
De Biasi:
Presidenti do të bëj një kërkim të kujdesshëm dhe besoj se nuk do të lër pas dore asnjë detaji. E rëndësishme është që të jetë një zgjedhje që Shqipëria të rritet dhe të përmirësohet
Në valën e emrave që qarkullojnë veçohen ata të trajnerëve italianë. De Biasi pranon se kanë qënë të shumtë ata që i kanë telefonuar për të marrë prej tij këshillat e rastit.
De Biasi:
E kam ende të nxehtë telefonin sepse Shqipëria është bërë një kombëtare interesante. Sot është një ekip që ju jep trajnerëve të reklamohen, sepse është mundësia në evropianin e ardhshëm dhe besoj se ka shumë që interesohen.
Nëse mes tyre ka ndonjë emër të veçantë DeBiasi i përgjigjet me shaka.
De Biasi:
Lippi, capello, Trapatoni
Deklaratat e trajnerit erdhën pas një ceremonie në ministrinë e sportit, ku u vlerësua në shenjë mirënjohjeje për arritjet e kombëtares se futbollit./ TV KLAN