De Biasi është me mendjen tek Europiani
Gianni De Biasi pavarësisht se është nën kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit edhe për kualifikueset Kupës së Botës, le të hapur gjithçka pas Europianit. Fjalët që e çojnë drejt stolit të Italisë qëndrojnë ende dhe kjo mundësi është përmendur në emisionin sportiv në Rai Due, ku ishte i ftuar. Trajneri aktual i Shqipërisë tregoi qëndrimin e tij.
Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares):
“Duhet t’u besojmë mediave, sidomos në çështjet e merkatos. Gjithmonë u paraprijnë lëvizjeve të mundshme. Zërat që më afrojnë me Italinë më ngazëllejnë, por unë kam një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit. Unë jam i përqendruar tek Europiani dhe më pas të shohim”
Në të njëjtën studio kreu i FSHF-së, Armand Duka tha pak kohë më parë se De Biasi e ka mendjen tek finalet e Kampionatit Europian dhe pas saj çdo gjë mund të diskutohet edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2017.
Gianni De Biasi është në prag të grumbullimit të Kombëtares që do të nisë javën e ardhshme në Austri dhe të shtunën pritet të publikojë të shtunën listën e lojtarëve ku nuk mendohen surpriza. Gjatë fazës përgatitore Shqipëria do të zhvillojë edhe dy miqësore, me Katarin dhe Ukrainën.
Tv Klan